Tentativë për vrasje në Maminas! 27-vjeçari qëllon me armë zjarri ndaj makinës së kushëririt

Tentativë për vrasje në Maminas! 27-vjeçari qëllon…

Gjatë mesditës së sotme 27-vjeçari Adrian Domi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Afrim Dobrushit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur të lënduar, por policia arrestuar 27-vjeçarin Domi dhe ka shpallur në kërkim Besnik Domin si bashkëpunëtor i 27 vjeçarit.

Njoftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë 27-vjeçari që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Mesditën e sotme, në Maminas, Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 27 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin A. D., 38 vjeç. Nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. D. në ambientet e Policisë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 27 vjeç banues në Maminas, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim policor e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit B. D., 28 vjeç (kushërinj me njëri-tjetrin), për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.” njofton policia.

Raportohet se shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për gjetjen dhe administrimin si provë materiale të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në drejtim të mjetit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit