Tentohet të grabitet banesa në Kavajë, autorët përleshen me familjarët, lëndohet një 13-vjeçar dhe një grua

Tentohet të grabitet banesa në Kavajë, autorët…
Një tentativë vjedhje ka çuar në plagosen e dy prej familjarëve të banesës që ishte pikasur të grabitej. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Karpen të Kavajës, Dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autorët nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit