Tentoi të digjte banesën e kushëririt me bombol gazi, vihet në pranga 58-vjeçari

Tentoi të digjte banesën e kushëririt me…

Ditën e sotme Policia e Shkodrës arrestoi një 58-vjeçar i cili tentoi të digjte banesën e kushëririt të tij me bombol gazi. Shtetasi Klement Pjetri u arrestua menjëhrë nga policia pasi tentoi të digjte banesën e shtetasit P.Pjetri por burime bëjnë me dije se janë shkaktuar vetëm dëmë të vogla materiale.

Materialet i kaluan Gjykatës për zbardhjen e plotë të cështjes dhe veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:
Shkodër
Tentoi të digjte banesën e kushëririt, vihet në pranga 58-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit