Tentoi të fusë "pasuri" me paund dhe euro të fshehura brenda një kamioni, kapet shoferi

Tentoi të fusë “pasuri” me paund dhe…

Dritan Hallokondi 53 vjeç është vënë në pranga nga policia në Portin e Durrësit pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme parash pista. Ky është rasti i 5-të i tentativës për futjen e shumave të mëdha të parave të padeklaruara gjatë muajve të fundit.

Bëhet me dije se,  Hallokoni ka tentuar të fusë rreth 150 mijë euro dhe rreth 165 mijë paund të padeklaruara në Shqipëri. 53-vjeçari është kapur me shumën e parave të ndara në 20-she dhe 50-she në kamionin e tij. Ai po kthehej nga Italia, ndërsa sot është vënë në pranga nga policia në Portin e Durrësit.

Vihet në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte paratë dhe tentoi t’i fuste ato në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit, pa i deklaruar.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit Durrës dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shuma”, në kuadër të të cilit u kalua për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, kamioni që drejtohej nga shtetasi D. H., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte nga Italia për në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në kabinën e kamionit, 150 000 euro dhe 164 735 paund britanik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

 I arrestuari pritet të përballet me akuzën për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit