Tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit, tmerrohen pasagjerët

Tentoi të hapte derën e avionit gjatë…

Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët e një avionic të kompanisë “Delta”, të cilët po udhëtonin nga Los Angeles drejt Atlanta-s në SHBA.

Njëri prej pasagjerëve ka tentuar të hapë derën e avionit në ajër. Fillimisht ai u kërkoi të gjithë pasagjerëve të tjerë të ulen dhe të vendosin maskat e oksigjenit, ndërsa më pas shkoi te dera e avionit për ta hapur.

Ekuipazhi i avionit kërkoi ndihmën e pasagjerëve që të mos e lejonin qytetarin ta hapte derën, teksa momentet e panikut janë filmuar nga një pasagjere dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Fatmirësisht personi që donte të hapte derën është penguar nga pasagjerët e tjerë dhe fluturimi ka vijuar normalisht, ndërkohë që ai është arrestuar sapo avioni ka zbritur në tokë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit