Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari turk

Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri, arrestohet…

Një turk, 22 vjeç, i identifikuar me inicialet U.E., është arrestuar nga policia shqiptare, pasi tentoi të kalonte kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Ai po hynte në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës dhe pasaporta që dispononte dyshohet se është e falsifikuar.

Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari turk

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një 22 vjeçar për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i patrullimeve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në kufirin e gjelbër, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije është kapur një shtetas nga Turqia duke kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, gjithashtu pasaporta që dispononte ky shtetas dyshohet e falsifikuar.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokstër arrestuan në flagrancë shtetasin U.E., 22 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit