Tentoi të kalojë në aeroport me leje qëndrimi falso, e pëson shqiptari në Prishtinë

Tentoi të kalojë në aeroport me leje…

Një shtetas shqiptar është arrestuar në aeroportin e Prishtinës, pasi është kapur në flagrancë me një leje qëndrimi falso.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se shqiptari kishte siguruar një leje qëndrimi greke e cila dyshohet se është e falsifikuar. Pas kësaj, shqiptarit i është konfiskuar pasaporta dhe është duke u mbajtur nga autoritetet vendase.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte prezantuar pasaportën e R. Shqipërisë, të vendosur një leje qëndrimi të Shtetit të Greqisë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit