Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 39-vjeçari kosovar

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të…

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të cilat ishin të falsifikuara.

I arrestuari është shtetasi me inicialet F.H 39-vjeç banues në Kosovë, të cili gjatë kontrollit nga autoritete kufitare të Portit të Durrësit, konstatuan se ai po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Sipas forcave blu 39 vjeçari Kosovar do kalonte pikën kufitare nga Porti i Durrësit me automjetin e tij, ndërsa pas arrestimit provat materiale u dërguan pranë Prokurorisë së Rrethi Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet në flagrancë dhe 1 drejtues mjeti.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit