Tentoi të kalonte kufirin me identitet tjetër, arrestohet shtetasi turk në Durrës

Tentoi të kalonte kufirin me identitet tjetër,…

Një 44-vjeçar shtetas turk u arrestua në portin e Durrësit. Ai me anë të një pasaporte false tentoi të kalojë kufiri në mënyrë të kundërligjshme.

Turku tani ndodhet pas hekurave dhe do të përballet me drejtësinë shqiptare. Sipas policisë, ai ka përdorur pasaportën e një shtetasi tjetër.

Njoftimi i policisë:

PKK Port Durrës / Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.U kap në flagrancë duke i dhënë një shtetasi të huaj, një pasaportë false, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 44-vjeçari (shtetas turk).

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë evidentuar një rast tjetër të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi:-A. S., 44 vjeç (shtetas turk), banues në Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

44-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, duke i dhënë shtetasit N. F. (turk), pasaportën e një shtetasi tjetër, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit