Tentoi të largohej me makinë pasi u pikas nga policia, arrestohet 28 vjeçari në Fier

Tentoi të largohej me makinë pasi u…

Një 28 vjeçar është arrestuar sot në qytetin e Fierit. Pasi u pikas nga policia, Gledis Boriçi ka tentuar të largohej me mjetin e tij tip ‘Benz’, ku rezultoi se pas kontrollit të ushtruar i’u gjetën doza të lëndëve narkotike të cilat ai i shpërndante nëpër qytet.

Njoftimi i Plotë

Fier

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen 11 doza me kanabis, vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndalimit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin Gledis Boriçi., 28 vjeç, banues në Fier.

Në vendin e quajtur “Ish-globi”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit