Tentoi të përdhunonte greken, arrestohet shqiptari që sapo kishte dalë nga burgu

Tentoi të përdhunonte greken, arrestohet shqiptari që…

Zbardhen informacione të reja për terrorin absolut të përjetuar nga një 20-vjeçare në orët e para të së dielës, kur për pak sa nuk ra viktimë e përdhunimit, në zonën e Nicës.

Gjithçka ka ndodhur, sipas burimeve policore, vetëm pak minuta pas orës 1. Shtetasi S.K nga Shqipëria, iu afrua vajzës teksa ajo ndodhej në rrugën Mystra, me qëllim, siç pretendonte ajo, ta përdhunonte.

Viktima ka gjetur guximin dhe ka rezistuar, por sulmuesi i dyshuar nuk ka qëndruar aty dhe e ka goditur me grusht, për pasojë ka përfunduar e rrahur në spital, shkruan Iefimerid.

Së fundmi 28-vjeçari ka dalë nga burgu. Policia ka lokalizuar shqiptarin dhe e ka arrestuar për tentativë përdhunim dhe dhunë fizike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit