Tentoi të shtypte me makinë çiftin në Yzberisht, autori: Isha gjaknxehtë, pasojat e Covid-it!

Tentoi të shtypte me makinë çiftin në…

Taulant Mekollari quhet personi i cili sulmoi me makinë diten e dielë një çift bashkëshortësh në Yzberisht.

Ditën e sotme ndaj tij, Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë në burg pa afat. Ndërkohë vetë i arrestuari Taulant Mekolli ka treguar se i kishte kryer veprimet e dhunshme në gjaknxehtësi e sipër dhe se këto ishin pasoja që vinin pas problemeve që ka patur pasi ka kaluar Covidin.

Sipas njoftimit të policisë rezultoi se shtetasit T. M dhe G. M. fillimisht debatuan për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi T. M. ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G.M.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit