Tentoi të trafikonte mallra kontrabandë, arrestohet 58-vjeçari

Tentoi të trafikonte mallra kontrabandë, arrestohet 58-vjeçari

Një 58-vjeçar me iniciale A,Ç është arrestuar dhe mbi të rëndon akuza ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”.

58-vjeçari u arrestua në shkodër pasi u kap me produkte kontrabandë në tentativë për ti futur ato në vendin tonë.

Mësohet se policia ka ushtruar kontroll në subjektet që administronte A.Ç.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar produkte të tjera ushqimore, pa pullë fiskale.

Produktet e sekuestruara nga policia nuk ishin deklaruar nga 58-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Hani i Hotit, Shkodër

Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte ushqimore.Vihet në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohen produkte të ndryshme ushqimore.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Hani i Hotit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç. 58 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, ku kanë gjetur dhe sekuestruar produkte të tjera ushqimore, pa pullë fiskale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër u bë arrestimi i shtetasit A. Ç., për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit