Tentoi të trafikonte të miturin nga Bathorja, prangoset një 50-vjeçare në Sarandë

Tentoi të trafikonte të miturin nga Bathorja,…

Vetëm para 3 ditësh u shpall i humbur një i mitur nga Bathorja i identifikuar si Ronaldo Tanushi. Familjarët, konkretisht  babai i tij Gazmend Tanushi denoncoi rastin, teksa pas 3 ditësh policia ka arrestuar një 50 vjeçare me inicialet B.M. Ajo u kap duke trafikuar te miturin, 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë nga Bathorja të shpallur ne kërkim nga familja para tre ditësh. Prangosja e shtetases është bërë e mundur nga Policia e Sarandës. 50-vjeçarja B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar. 12-vjeçari Tanushi u filmua për herë të fundit nga një qytetare në zonën e liqenit teksa së bashku me një person tjetër tentuan t’i vidhnin qenin ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistë  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases  B. M, 50 vjeç, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës i klasës së gjashtë, banor në  lagjen Nr. 6, Bathore, Tiranë. Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit