Tentoi të vetëdigjej, momenti kur 40-vjeçari shfaq gjendje të rënduar psikologjike

Tentoi të vetëdigjej, momenti kur 40-vjeçari shfaq…

Këto janë pamjet kur një 40 vjeçar me inicialet B.G, ka tentuar të vetëdigjej mëngjesin e ditës së sotme, në momentin kur besimtarët myslimanë do të faleshin në xhami për festën e ‘Fitër Bajramit’.

40 vjeçari shihet i rrethuar nga qytetarë të tjerë të cilët i bëjnë thirrje të qetësohet, teksa ai duket në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit