Tentoi të vidhte një shtëpi, arrestohet 27-vjeçari në Durrës

Tentoi të vidhte një shtëpi, arrestohet 27-vjeçari…

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, i akuzuar për vjedhje. Sipas policisë, shtetasi F.D u kap në flagrancë teksa tentonte të vidhte një banesë në zonën e plazhit.

“Shërbimet e Stacionit Policisë Plazh Durrës,  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin F.D., 27 vjeç, banues në Tiranë pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen Nr.13,  duke tentuar të vjedhë banesën e një shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit