Tentoi të vrasë 4 veta në 2015, arrestohet 26-vjeçari

Tentoi të vrasë 4 veta në 2015,…

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim, dhe i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka tentuar të vriste me sende të forta katër shtetas.

Për këtë arsye ai është dënuar me 10 vite burg, nga gjykata e shkallës së parë Korçë më 06.02.2018.

Muhamed Bedulla është dënuar për akuzën e “vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 23.06.2015, ku në lagjen nr. 8, ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit