Tentoi të vrasë biznesmenin në Elbasan, Gjykata e dënon me 25 vite burg Astrit Sinanajn

Tentoi të vrasë biznesmenin në Elbasan, Gjykata…

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 25 vite burg Astrit Sinanajn i cili u gjet fajtor për akuzën e tentativës për vrasje ndaj biznesmenit Fuad Verzivollin në vitin 2017 në Elbasan.

Sinanaj në atë kohë vendosi në makinën e biznesmenit 1 kg C4 por që nuk shpërtheu dhe më pas u çaktivizua nga policia.

Sinanaj është gjetur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg për 4 akuza “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burgim për Astrit Sinanaj, por gjykata vendosi 25 vite.

Së bashku me Sinanaj u dënua me 10 muaj burgim për moskallëzim krimi dhe Thanas Thoma, shok me Astrit Sinanaj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit