Tentoi të vriste burrin e mbesës pse nuk e thirri në funeral, ekstradohet nga Gjermania 68-vjeçari

Tentoi të vriste burrin e mbesës pse…

68-vjeçari Sulejman Kapllani është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar me burg nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në datën 8 shkurt të këtij viti, Kapllani qëlloi me armë zjarri Selami Brahimin, burrin e mbesës së tij. Shkak për këtë u bë konfliktet që kishin prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes. Sherri nisi pas vdekjes së vjehrrit të shënjestrës, Musa Kapllani, në janar të këtij viti njëkohësisht vëllai i autorit.

Musa Kapllani që prej vitit 2013 nuk fliste me dy vëllezërit e tij. Në 2013-ën vëllai i vogël Bërhan Kapllani vrau në Itali ish-bashkëshorten e tij, Orjeta Boshi dhe të dashurin e saj Shpëtim Hana ndërsa u dënua nga shteti italian me burgim të përjetshëm. Që prej asaj kohe Musa Kapllani ka ndërprerë marrëdhëniet me dy vëllezërit Sulejmanin Kapllani, autorin e plagosjes dhe një vëllai tjetër.

Në kohën kur ndodhi ngjarja, në dëshminë e tij para uniformave blu, 60-vjeçari ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me njeri. Brahimi tha se ka shpëtuar për mrekulli sepse në sekondat e fundit kur është qëlluar ka kthyer kokën dhe i ka shpëtuar atentatit duke mos e marrë plumbin në kokë por në pjesën e sipërme të fytyrës. 60-vjeçari ka qenë në këmbë pasi sapo kishte lënë mbesën e tij poshtë një pallati.

Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, ka thënë i plagosuri në muajin shkurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit