Tentoi të vriste me thikë 24-vjeçarin në Paskuqan, arrestohet 40-vjeçari

Tentoi të vriste me thikë 24-vjeçarin në…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-pvjeçar pasi tentoi të vrasë një person. Mësohet se i arrestuar është shtetasi me iniciale D.H., 40 vjeç, banues në kryeqytet. Ai ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Në qershor të vitit 2023, 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë një 24-vjeçar në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit