Tentoi të vriste Mikel Fushën, prangoset 27-vjeçari nga Shkodra

Tentoi të vriste Mikel Fushën, prangoset 27-vjeçari…

Gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar një 27 vjeçar me inicialet E.L. Ndaj tij kishte një urdhër arresti për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”. Ngjarja ka ndodhur në mars të këtij viti teksa shtetasi E.L ka qëlluar me armë në drejtim të shtetsit M.F duke e lënë të plagosur.

Informacion paraprak:

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit