Tentoi të vriste të atin me thikë, shqiptari dënohet me afro 9 vite burg në Itali

Tentoi të vriste të atin me thikë,…

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite, 10 muaj e 20 ditë burg në Itali, pasi tentoi të vriste të atin gjatë një konflikti familjar në Genova. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, kur shqiptari e sulmoi babanë me thikë, duke e goditur në bark. I plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa autori u mbyll më pas në banesë.

Gjatë qëndrimit në banesë, 37-vjeçari kërcënoi edhe vëllain e tij gjatë një videotelefonate, ndërsa arrestimi i tij u bë rreth një javë pas ngjarjes. Sipas prokurorisë italiane, tentativa e vrasjes ishte paraprirë nga episode të përsëritura dhune ndaj familjarëve, ndërsa sjellja e të dënuarit lidhej edhe me varësinë nga kokaina.

Gjatë procesit, shqiptari mohoi se kishte pasur qëllim të godiste të atin me thikë dhe kërkoi falje për veprimet e tij, por këto deklarime nuk ndryshuan vendimin e gjykatës. Ai është i vetmi anëtar i familjes që nuk ka marrë nënshtetësinë italiane dhe, pas përfundimit të dënimit, pritet të dëbohet nga Italia.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit