Tentoi t'i hidhte në erë klinikën dentare, zbardhet arsyeja e konfliktit mes të riut dhe policit në Pogradec

Tentoi t’i hidhte në erë klinikën dentare,…

Drejtoria e Policisë së Korçës ka dhënë më tepër detaje nga video e publikuar, ku një polic dhunon një qytetar në shkallët e një pallati. Mes oficerit të policisë Gjergji Riza dhe të riut Ervin Norolla, ka pasur një konflikt personal.

Dyshohet se Ervin Norolla ka tentuar të hedhi në erë një klinikë dentare në pronësi të djalit të Gjergji Rizas. Vendosja e tritolit mendohet se është kryer rreth një muaj më parë, por atentati ka dështuar pasi fatmirësisht fitili i lëndës plasëse nuk është ndezur.

Gjergji Riza është ballafaquar me Ervin Norollën më datë 08 shkurt, në brendësi të një në pallati në rrugën “Rinia” Pogradeci. Aty ka nisur edhe konflikti fizik mes tyre, ku shihet se oficeri i policisë ka ushtruar dhunë ndaj të riut. Pas publikimit të pamjeve, njoftohet se është pezulluar nga detyra Gjergji Riza dhe do të jetë Agjencia e Mbikqyrjes Policore ajo që do të vijojë hetimet për ngjarjen e dhunës.

Po ashtu bëhet me dije se Ervin Norolla ndodhet në burgun e Drenovës. Mësohet se ai është arrestuar disa ditë më parë nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë arrestimit, policia i gjeti 50 gr heroinë dhe dyshohet se ai është edhe vetë konsumator.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit