
Policia e Vlorës ka vënë në praga një person, pasi natën e ndërrimit të viteve, 31.12.2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 36-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 43-vjecari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.
Njoftimi:
DVP Vlorë – Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.