
Është vënë në pranga 42 vjeçari i cili akuzohet se në bashkëpunim me Haki Bajramin, i cili është autori kryesor dhe ndodhet në kërkim, ka tentuar të vrasë një grua të moshuar dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar, lënë pa ndjenja në shtëpi dhe më pas i ka vënë flakën ndërtesës.
Mesohet se Gëzim Bacaj po tentonte të ikte drejt Kosovës, por është vënë në pranga nga policia në doganën e Morinit në Kukës.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në Vlorë, ku Haki Bajramaj dhe Gëzim Baçaj dhunuan dhe i vunë flakën një banese, ku fatmirësisht shpëtuan gjyshe e nip. Në pranga është vënë dhe Durim Kelmendi për moskallëzim krimi.