Tenton ta puthë shoqen e saj në buzë, Adriana Matoshi ka diçka për të thënë pas videos virale

Tenton ta puthë shoqen e saj në…

Deputetja e “Lëvizjes Vetëvendosje” Adriana Matoshi, është përfolur shumë kohët e fundit në lidhje me romancën e saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Ata janë komentuar për diferencën e moshës që ata kanë, pasi Keith është më i ri se Adriana, por kjo gjë atyre nuk ju ka interesuar asapak.

Adriana është shumë aktive në rrjetet e saj sociale dhe ditën e sotme mikesha e saj feston ditëlindjen kështu që, ajo ka vendosur ta urojë me një video me momentet më të mira që kanë së bashku.

“Urime ditëlindja drita e syve t’mie e kofshim bashkë ton jeten, nejse ti rrnon ma shumë po ska lidhje”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Mirëpo, në video Matoshi afrohet afër saj dhe tenton ta puthë në buzë, ndërsa kjo e fundit mbetet e habitur.

Por menjëherë rrjeti ‘shpërtheu’ në komente.

Por, nuk zgjati shumë dhe Adriana reagoi rreth kësaj ndodhie, duke e quajtur atë një sfidë të re “Tik Tok-u” dhe se në të vërtetë nuk dëshironte ta puthte.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit