Tenton t’i vjedhë makinën, El Shaarawi kap hajdutin me vrap

Tenton t’i vjedhë makinën, El Shaarawi kap…

Në fushë ka detyrën t’i shpëtojë mbulimit të kundërshtarëve, por sulmuesi anësor Stefan El Shaarawi di të bëjë mjaft mirë edhe markimin e ashpër.

Futbollisti i sapo-rikthyer te Roma është bërë pjesë e një episodi të pakëndshëm pasditen e sotme, pasi një hajdut provoi t’i vjedhë makinën një një nga rrugët e kryeqytetit italian, por tentativa dështoi me sukses.

Kjo pasi ishte vetë El Shaarawi që pikasi hajdutin, në momentin që ky i fundit po thyente xhamin e makinës dhe më pas iu vu menjëherë në ndjekje, duke e arritur pas vetëm pak metrash, falë edhe shpejtësisë së tij.

I menjëhershëm edhe reagimi i forcave të policisë, që u gjendën menjëherë pranë për t’i vënë prangat hajdutit, tentativa e të cilit për të grabitur makinën e sulmuesit, nuk ishte aspak e suksesshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit