Tentuan që të vidhnin dyqanin, pronari plagos me armë dy 16-vjeçarë në Has

Tentuan që të vidhnin dyqanin, pronari plagos…

Dy 16-vjeçarë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Helshan të Hasit, pasi tentuan që të grabisnin një dyqan, në pronësi të Sadri Shatrit.

Dy të miturit janë plagosur nga pronari i dyqanit, i cili i kishte pikasur që kishin hyrë për të grabitur në biznesin e tij.

Mësohet se dy 16-vjeçarët janë jashtë rrezikut për jetën, dhe janë tranpostuar me urgjencë në spital pas plagosjes. Policia në fund ka arrestuar pronarin e dyqanit dhe katër të rinj që kishin hyrë për të vjedhur, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit