Tentuan të fusin flakadanë në stadium dhe u përplasën me policinë, arrestohen 4 tifozë në Poloni

Tentuan të fusin flakadanë në stadium dhe…

Nga delegacioni prej më shumë se 420 tifozës të grupimin “TKZ”, katër prej tyre nuk janë kthyer në Shqipëri pas ndeshjes me Poloninë. Përpara hyrjes në stadiumin e Vashavës, bëhet me dije se Tifozat Kuq e Zi kanë tentuar të fusin disa flakadanë.

Lëndët piroteknike janë pikasur nga punonjësit e policisë dhe sigurimi dhe menjëherë është kërkuar hedhja e tyre jashtë dyerve të stadiumit. Por në këtë moment është shkaktuar një situatë e tensionuar mes tifozëve dhe punonjësve të policisë, dhe është bërë shoqërimi i katër tifozëve.

Lajmin për arrestimin e tyre e pohon dhe grupimi TKZ, të cilët kërkojnë që shqiptarët e arrestuar të lirohen.

TKZ me anë të këtij postimi kërkon ndërhyrjen e institucioneve tona për lirimin e katër antarëve tanë, të cilët janë arrestuar në ndeshjen Poloni – Shqipëri, duke qenë plotësisht të pafajshëm” – thonë tifozët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit