Tentuan të fusnin heroinë brenda në burg, arrestohen dy të rinjtë në Berat

Tentuan të fusnin heroinë brenda në burg,…

Policia ka arrestuar dy persona, teksa këta të fundit tentuan të fusnin lëndë narkotike në burgun e Beratit.

Janë arrestuar shtetasit M.D., 24 vjeç ,banues në Kuçovë, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe shtetasi A.M., 19 vjeç, banues në Berat.

Ata u kapën në flagrancë kur po tentonin të fusnin lëndë narkotike në burg.

Gjatë kontrollit, ata po i çonin lëndën një të burgosuri.

Atyre u gjetën lëndë narkotike heroinë, me peshë 0.45 gr.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit