Tentuan të grabitnin një kasafortë, policia u prish planet shqiptarëve në Greqi

Tentuan të grabitnin një kasafortë, policia u…
Dy shqiptarë kanë hyrë brenda sallonit të shitjes së automjeteve në Virona të Athinës, në Greqi, me synimin që të grabisnin kasafortën.

Plani i tyre ishte i mirëmenduar dhe siç raporton “Mega”, ata hapën një vrimë në apartamentin ngjitur me dyqanin, duke hyrë kështu në brendësi. Pasi morën kasafortën, ata morën çelësat e një automjeti dhe u nisën menjëherë, por një patrullë policie nisi t’i ndjekjë e menjëherë.

E gjitha përfundoi pikërisht në vendin ku mbaronte edhe rruga që ata ndoqën. Pasi u arrestuan policia nisi hetimet nëse shqiptarët i përkasin ndonjë rrjeti që grabit kasafortat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit