Tentuan të trafikojnë drejt Greqisë 5 kg kanabis, arrestohen 2 persona

Tentuan të trafikojnë drejt Greqisë 5 kg…

Policia ka arrestuar 2 persona në Sarandë. Ato pp tentonin të trafikonin lëndë narkotike, drejt Greqisë. Policia sekuestron rreth 5 kg kannabis sativa, të ndarë në 4 pako.

Të arrestuarit janë Petrit Brahimaj, 42 vjeç, banues në Greqi dhe Spartak Qama, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nga Konispoli në drejtim të Greqisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bags”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Petrit Brahimaj, 42 vjeç, banues në Greqi dhe Spartak Qama, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Pas lokalizimit të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr.3, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në dy çantat që ata kishin me vete, në të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 4 pako.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit