Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, arrestohen tre të rinjtë

Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit…

Tre të rinj kanë përfunduar në pranga të policisë pasi kanë tentuar që të vjedhin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç. Sipas policisë, në pranga kanë tre persona, që akuzohen për vjedhje të mbetur në tentativë.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, por falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë “, e kryer në bashkëpunim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit