Tentuan të vrisnin me leva 30-vjeçarin, vetëdorëzohen autorët në Korçë

Tentuan të vrisnin me leva 30-vjeçarin, vetëdorëzohen…

Janë vetëdorëzuar në Polici autorët e dhunimit të 30-vjeçarit Ramadan Hasani në Korçë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë! (22 mars 2024).

Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura shfaqen në pamjet e kamerave të sigurisë teksa ndjekin me vrap 30-vjeçarin dhe e kapin në ambientet e një lavazhi në lagjen numër 16. Aty më pas e kanë dhunuar me shkopinj dhe leva duke tentuar ta vrasin, pas një sherri për motive të dobëta. Pas sulmit Hasani ka përfunduar në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se autorët janë vetëdorëzuar pas negociatave me familjarët e tyre. Ndaj dhunuesve rëndon vepra penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit