Tentuan t'i futeshin në banesë, shqiptari në Itali qëllon me armë

Tentuan t’i futeshin në banesë, shqiptari në…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Casarile në provincën e Milanos, konkretisht në shtëpinë e një shqiptari. Disa persona kishin raportuar për të shtëna në zonë ndërsa karabinierët gjetën gëzhojat dhe shenjat e të shtënave të armëve.

39-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje ka qenë shënjestra e autorëve. Gjatë kontrollit të banesës u gjet brenda kazanit të lavatriçes, një pistoletë e kalibrit 9×21 me tytën ende të nxehtë dhe të mbushur. Në banesë kishte dhe dy karikatorë të plotë dhe një kuti me municion të kalibrit 9 mm, afërsisht 100 fishekë gjithsej, të mbajtur në mënyrë të paligjshme.

Arma rezultoi e vjedhur në vitin 2020 në San Giuliano Milanese. 39-vjeçari ka nisur të qëllojë me 3 të shtëna në hyrje të godinës për të zmbrapsur personat e dyshuar që kishin tentuar të hynin në shtëpinë e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit