“Tërbohet” Lali Leku, merr 9 miliardë nga Bashkia dhe ia fut në xhep Sadri Abazit

“Tërbohet” Lali Leku, merr 9 miliardë nga…

Erion Veliaj, “ylli” i propagandës falso, nuk di se ku t’i çojë miliardat që e kanë mbuluar deri në fyt. Aq shumë qarkullon nëpër duar, saqë ka vendosur të bëjë “një bamirësi” dhe t’i japë një copë të vogël prej 9 miliardë lekë, “kolegut” të partisë, Sadri Abazi.

Më konkretisht bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-80608-12-01-2020 dhe me objekt “Loti III: “Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana III”. Ky lot ka si fond limit vlerën prej 772,477,256 lekësh të reja pa TVSH. Në të kanë marrë pjesë 5 firma apo bashkime firmash, nga të cilat dy kanë ofruar vlerë zero, përkatësisht “Kevin Construksion” e Safet Gjicit dhe “Pastrime Silvio” e Fiqiri Allmuçës. Vlen të përmendet, se këto dy firmat të cilat kanë ofruar vlerë zero, kanë bërë po të njëjtën skemë edhe në lotet e tjera të pastrimit të organizuara nga Bashkia e Lali Lekut. Vetëm për këtë fakt, ia vlen që organet kompetente të hetojnë menjëherë.

Ndërkaq, fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Alko Impex General Construction” & “Alko Impex Construction” në pronësi ose administrim të nipit të ish-deputetit rilindas Sadri Abazi për vlerën 753,947,387 lekë të reja pa TVSH ose rreth 9 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Vihet re, se përtej dy ofertave me vlerë zero, në këtë tender ka edhe një ofertë me vlerë bindshëm më të ulët se ajo e firmave të nipit të Sadri Abazit. Bëhet fjalë për një vlerë rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH! Pra Erion Veliaj, ka preferuar të shpallë fituese kompanitë që kanë lidhje me Sadri Abazin, ndonëse kanë ofruar rreth 700 milionë lekë të vjetra më tepër! A doni më për “Belulin”?/JOQ ALBANIA/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit