Tërhiqet Albin Kurti!  LVV-ja propozon Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës

Tërhiqet Albin Kurti!  LVV-ja propozon Glauk Konjufcën…

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  ka bërë një deklaratë publike së fundmi duke propozuar nënkryetarin Glauk Konjufcën për postin e kryetarit të partisë LVV.

Këtë propozim e ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, që është mbajtur ditën e sotme.

“Unë do të propozoj si kryetar i LVV-së që mandatin e dytë t’ia japim Glauk Konjufcës”, u shpreh Kurti.  Albin Kurti ka deklaruar se në këtë mënyrë mund të shmangen dy palë zgjedhje njëkohësisht, po ashtu ai kërkoi që Kuvendi të miratojë buxhetin për vitin 2026. Sipas tij, nëse vendi shkon në zgjedhje në dhjetor pa buxhet, do të rrezikohej shteti. Albin Kurti kërkoi që opozita të votojë një qeveri të udhëhequr nga Glauku , në mënyrë që të procedohet buxheti i shtetit nga një qeveri fuqiplotë.

Kurti, i cili nuk  mori votat e nevojshme për t’u ribërë kryeministër, tha se me Konjufcën do t’i ndërrojnë vendet, duke iu referuar postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit