Tërhiqet PS? Balla: Shkarkimi i Metës s'ka qenë qëllim në vetëvete

Tërhiqet PS? Balla: Shkarkimi i Metës s’ka…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se shkarkimi i presidentit Ilir Meta nuk ka qenë qëllim në vetvete. Gjatë një konference për mediat, teksa komentoi dy opinionet e Venecias, atë për Gjykatën Kushtetuese dhe paketën Anti-Shpifje, Balla theksoi se Komisioni Hetimor Parlamentar vijon punën.

“Shkarkimi i presidentit të republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete. Komisioni Hetimor parlamentar i iniciuar nga 55 deputetë është një komision që po vijon punën. Ka pasur një objekt të punës hetimore disa çështje të rëndësishme. Opinioni lidhur me çështjen e emërimeve ne Kushtetuese e thotë qartë se ka një vakum. Dhe në lidhje me aktin e presidenti duke mos i ofruar mundësi betimi një anëtari për t’u votuar në Kushtetuese. Komisioni i Venecias është i qartë në këtë pikë.

Qoftë dhe presidenti i Republikës nuk mund të ketë të drejtë që pas skadimit të afatit 30 ditor, të mos ia ofrojë betimin. Unë inkurajoj Komisionin që të vijojë punë. Sa i takon shkarkimit të tij, besoj se mëkati i tij lidhur me ligjshmërinë, është i qartë si drita e diellit lidhur me aktin joligjor të dekretit, apo zhdekretimi i 30 qershorit, që ka qenë objekt vlerësimi i një opinioni tjetër.

Shkarkimi i presidentit nuk kërkon vetëm 94 vota në kuvend, por dhe një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Venecia sa i përket aspektin sekuencal iu ka dhënë të dyja palëve të drejtë. Venecia thotë; duhet dialog institucional”, tha Balla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit