Një tërmet me magnitudë 7.5 i shakllës Rihter goditi Tajvanin mëngjesin e sotëm. Deri më tani raportohet për nëntë persona të vdekur dhe më shumë se 700 të plagosur, ndërkohë që më shumë se 87.000 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimet e transportit janë pezulluar dhe po bëhet evakuimi i personave të cilët kanë mbetur nën rrënoja.
Një ndërtesë pesë-katëshe në Hualien u dëmtua rëndë. Kati i parë u shemb, duke lënë pjesën tjetër të mbështetur në një kënd 45 gradë.
Agjencia e Sizmologjisë e Filipineve u bëri thirrje gjithashtu banorëve në zonat bregdetare të disa provincave që të evakuohen
Tajvani është goditur nga tërmeti më i fortë në 25 vjet – duke shkaktuar shembje të ndërtesave.
Në vitin 1999 një tërmet goditi Tajvanin, me magnitudë 7.7 ballë, duke shkaktuar 2,400 të vdekur, duke plagosur rreth 100,000 dhe duke shkatërruar mijëra ndërtesa.