Tërmet i fortë në Kroaci

Tërmet i fortë në Kroaci

Një tërmet i fortë është regjistruar pak minuta më parë në Kroaci.

Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter dhe me thellësi fokale 2 km.

Epiqendra e tërmetit është 41 kilometra në juglindje të qytetit Rijeka.

Ende nuk ka raportime për dëme materiale ose në njerëz.

Kujtojmë këtu që disa ditë më parë një tërmet me magnitudë 7.8 i shkallës Rihter, i pasuar nga një tjetër goditje e fuqishme disa orë më pas me magnitudë 7.5 e shkallës Rihter goditi Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar më shumë se 41 mijë viktima.

Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter më 29 dhjetor 2020, ku 7 persona humbën jetën dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit