Tërmet i fuqishëm në Itali, banorët të alarmuar braktisin banesat e tyre

Tërmet i fuqishëm në Itali, banorët të…

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Italinë.

Mediat e huaja shkruajnë se tërmeti u regjistrua me magnitudë 5.7 në Marche, në brigjet e Pesaros.

Sikur të mos mjaftonte, tërmeti u pasua edhe nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët, (3.1 dhe 3.4).

Fuqia e tërmetit ishte aq e fortë sa u ndje edhe në Romë, në rajonet e tjera të Italisë Qendrore dhe në Trentino-Alto Adige .

Banorët e alarmuar kanë dalë nga banesat e tyre.

Zjarrfikësit e Ankonës raportojnë se klinika private Villa Igea ka evakuuar pjesërisht strukturën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit