Tërmet i fuqishëm përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë

Tërmet i fuqishëm përgjatë kufirit mes Kinës…

Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh ka goditur zonën përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë. Lajmi u bë i ditur më 22 janar nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë televizionet lokale në kryeqytetin indian, Nju Delhi, raportuan se dridhje të fuqishme të tokës janë ndjerë në këtë qytet, që gjendet 1.400 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Sipas mediave atje, lëkundja e tokës u regjistrua në orën 02:00, sipas kohës lokale, me një thellësi prej 27 kilometrash. Epiqendra e tërmetit raportohet të jetë në rajonin Ksinjiang të Kinës, 140 kilometra në perëndim të qytetit Aksu.

Pas tërmetit të fuqishëm prej 7 ballësh, u regjistruan edhe 3 lëkundje të tjera të tokës me 5.5, 5.1 dhe 5.0 shkallë të Rihterit. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha ka të ngjarë që të ketë viktima si pasojë e tërmeteve të fuqishme, edhe pse deri më tani nuk është raportuar për ndonjë viktimë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit