Tërmet i fuqishëm trondit Japoninë

Tërmet i fuqishëm trondit Japoninë

Një tërmet i fuqishëm goditi sot Japoninë.

Sipas njoftimit të agjencisë meteorologjike të vendit, tërmeti me magnitutë 6.2, ka rënë rreth orës 4:47 sipas orës lokale në prefekturën Chiba të Japonisë Lindore, ndërsa epiqendra ka qenë në det.

Thellësia e tërmetit raportohet se ka qenë rreth 30 kilometra dhe lëkundjet janë ndierë dhe në disa qytete.

Deri më tani nuk ka alarm për cunami, shkruajnë mediat e huaja.

Nuk raportohet as për persona të lënduar apo dëme materiale.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit