Tërmet i ri i fuqishëm prej 6.8 Rihter në Filipine

Tërmet i ri i fuqishëm prej 6.8…

Pas tërmetit 7.6 Rihter, në Filipine është regjistruar një tërmet i ri 6.8 Rihter. Lëkundja ndodhi në orët e para të së hënës, me orën lokale në Filipine. Sipas mediave atje, epiqendra ishte në një zonë detare pranë ishullit Mindanao, 55 kilometra në lindje të Tadag, sipas Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare.

Tërmeti është regjistruar në orën 03:49 me orën lokale në një thellësi fokale prej 30 kilometrash. Sa i përket tërmetit të së shtunës, BBC raporton se një grua shtatzënë ka ndërruar jetë. Ndërkohë katër persona janë plagosur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Gjithashtu tërmeti la pas edhe dëme të konsiderueshme materiale. Ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë për të zhdukurit nën rrënoja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit