Tërmet me magnitudë 7.5 ballë në Japoni, paralajmërim për cunam

Tërmet me magnitudë 7.5 ballë në Japoni,…

Një tërmet 7.5 ballë ka goditur ka goditur brigjet e Japonisë qendrore-perëndimore. Pas lëkundjeve të tokës, duke bërë që autoritetet kanë paralajmëruar për cunami.Tërmetit të fortë i ka paraprirë një goditje e parë me magnitudë 5.5 ballë.

“Të gjithë banorët duhet të evakuohen menjëherë në tokat më të larta,” tha transmetuesi kombëtar NHK pasi tërmeti goditi rajonin Noto të prefekturës Ishikawa.

Sipas mediave japoneze, tërmeti mund të shkaktojë dallgë cunami deri në pesë metra të larta përgjatë bregut perëndimor të vendit, brenda 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit.

“Dallgët e rrezikshme të cunamit të krijuara nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra përgjatë bregut të Japonisë”, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor me bazë në Hawaii

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit