Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka tronditur Greqinë rreth orës 05:23 të mëngjesit sot.

Lëkundjet e forta sizmike kishin epiqendër zonën e Evias. Ndërkaq mediat helene raportojnë se tërmeti u ndje edhe në Athinë. Thellësia e tërmetit ishte 18.7 kilometra.

Tërmeti me magnitudë 4.6 u pasua nga shtatë pasgoditje të tjera deri në orën 7:30 të mëngjesit, ku më i madhi ndodhi në orën 6:36 të mëngjesit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter

Aktualisht  nuk ka raportime  për dëme materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit