Tërmetet e sotëm në Turqi i marrin jetën 3 personave, plagosen 213 të tjerë

Tërmetet e sotëm në Turqi i marrin…

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu ka folur nga Hatay, ku një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 ballë u ndje pak më parë. 

Ai tha se si pasojë e tërmetit 3 persona humbën jetën, ndërsa 213 janë plagosur, raporton CNN Turk.

“Jemi informuar se 3 qytetarë tanë, 1 në Antakya, 1 në Defne dhe një në Samandag kanë humbur jetën. Deri tani 213 qytetarë janë shpëtuar nga rrënojat dhe janë transferuar në spitale”, tha Soylu.

Po ashtu ai bëri me dije se rreziku për cunam ka kaluar.

“Një paralajmërim për ngritjen e ujit në det është bërë nga autoritetet si për ne ashtu edhe për më shumë se 10 shtete, pastaj ka ardhur një paralajmërim i ri se rreziku ka kaluar dhe është tërhequr”, tha ministri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit