Tërmetet në Greqi/ Qytetarët në çadra: Ndihmat ua japin votuesve të tyre që shtëpitë i kanë të banueshme

Tërmetet në Greqi/ Qytetarët në çadra: Ndihmat…

Teksa qytetarët janë të tronditur nga tërmetet e vazhdueshme që kanë “mbërthyer” Greqinë, ka nga ata persona që po mundohen të përfitojnë nga këto momente kritike për shtetin fqinj.

Shumë banorë po qëndrojnë në çadra derisa të gjendet një zgjidhje, pasi shtëpitë e tyre janë të shkatërruara, por ka persona që po ua vështirsojnë akoma më tepër jetesën, pasi sipas mediave të huaja po u privohet ndihma shtesë, e cila është ushqimi.

Banorët e Elassonas kanë akuzuar kryetarët, për shkak se sipas tyre kamionët me ushqim që duhej shpërndarë tek ata edhe pse kanë mbërritur në vend dhe ushqimi që është mbledhur është shumë, nuk u është shpërndarë aq sa duhet.

Ata thonë se marrin një ose dy vakte në ditë, ndërsa theksojnë se ka shumë ushqime që ruhen në qendrat e fshatrave. Ndër të tjera, ata thonë se kryetarët ua shpërndajnë votuesve të tyre dhe banorëve shtëpitë e të cilëve janë inspektuar dhe janë të banueshme dhe jo atyre që jetojnë në çadra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit