Tërmetet në Japoni, 50 viktima dhe qindra të plagosur

Tërmetet në Japoni, 50 viktima dhe qindra…

Tërmetet e fuqishme në Japoni kanë lënë pas 50 viktima dhe qindra të plagosur, teksa kanë dëmtuar mijëra ndërtesa, makina dhe anije. Më 2 janar auroritet u bënë thirrje njerëzve në disa zona që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut se vendi mund të goditet nga tërmete të tjera të fuqishme. Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballë goditi Japoninë në datën 1 janar, teksa kjo dridhje e tokës u pasua nga disa paslëkundje të fuqishme. Zëdhënësi i Qeverisë, Yoshimasa Hayashi, tha se 17 persona kanë pësuar lëndime serioze, por ekzekutivi dha numër pak më të ulët të viktimave, duke shtuar se është në dijeni për shifrat e paraqitura nga prefektura e Ishikavas.Në disa zona nuk ka ujë, energji dhe as shërbime të telefonisë. Ushtria japoneze ka dislokuar 1.000 ushtarë në zonën e fatkeqësisë për t’iu bashkuar përpjekjeve të shpëtimit, tha të martën kryeministri Fumio Kishida.“Shpëtimi i jetës është prioriteti ynë dhe ne jemi në betejë me kohën. Është thelbësore që personat e bllokuar në shtëpitë e tyre të shpëtohen menjëherë”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit