Tërmetet në Turqi e Siri, Luljeta Bozo qetëson shqiptarët: Historiku nuk flet për lëkunjde të mëdha

Tërmetet në Turqi e Siri, Luljeta Bozo…

Prej 6 shkurtit, e gjithë bota është shokuar nga tërmetet shkatrimtare që prekën Turqinë dhe Sirinë. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë, teksa shpresat për të mbijetuar sa vjen e shuhet. Alarmi që preku edhe Shqipërinë, ishte fakti se mos lëkundjet sizmike do të preknin edhe vendin tonë, duke pasur parasysh distancën jo të largët me Turqinë.

Luljeta Bozo, emri më i lakuar i tërmetit të nëntorit të vitit 2019, ka qetësuar disi shqiptarët me analizën e kryer. Sipas saj, Shqipëria është një vend sizmik me lëkundje të herëpasherëshme, por që intensiteti i tërmeteve nuk arrinë në shkallë të lartë.

“Nga të dhënat historike, tërmeti maksimal që mund të ketë ndodhur ka shkuar 7-7.1 ballë. Ne jemi në një zonë që mbizotërojnë termet të cekëta. Maksimumi shkon deri më 50 km thellësi. Pas një tërmeti janë pasgoditjet që nuk janë më të forta se ai i pari. Tërmeti 7.6 është tërmet i dytë, jo pasgoditje. Më 26 nëntor, paralajmërimi ishte afër orës 4:00 dhe ai orës 7:00 ishte tërmet.

Qytetarët duhet ta kenë kuptuar që jetojmë në një vend që lëkundet, duam apo nuk duam. . Ke kemi godina mbi 60 vjeçare, këto duhet patjetër që ministria të ngrejë grupe të specializuara për t’i verifikuar nëse qëndrojnë dot apo jo para një tërmeti”, tha Bozo për emisionin ‘Kjo Javë’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit